
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbajti një fjalim para qytetarëve serbë ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe çështjet e sigurisë në rajon. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç deklaroi për herë të parë se i ishte ofruar çmimi Nobel nëse e njihte Kosovën si vend të pavarur, por theksoi se ai nuk pranonte diçkla të tillë.
“Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”- tregoi ai.
Më tej sërish foli për aleancën ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri, duke thënë se Serbia nuk mendon të sulmojë askënd, por është e gatshme të mbrohet.
“Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk mund të mendojë se do të sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar. Ne nuk do të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë,” përfundoi Vuçiç. Versus.al

