
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës të së mërkurës në Dhërmi ku bashkëpronari i hotel Greccia. Gerald Shehu ka ekzekutuar me plumb në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi.
Dy punonjës të hotelit janë arrestuar nga policia si përkrahës të autorit të krimit të rëndë. Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, dyshohet se ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur trupin e pajetë të recepsionistit.
Policia ndërkohë po kryen kontrolle në fshatrat Vuno dhe Gjipe ku mendohet se është fshehur trupi i pajetë i recepsionistit.
Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë vijuar me procedurat për deportimin e Gerald Shehut i cili u kap dje teksa tentonte të largohej nga një aeroport në Greqi. Versus.al







