AKTUALITET /

Vrasja e Vladimir Topjanës, dyshohet për motive pronësie! I riu nga Fushë Kruja, e kishte vjedhur armën

Në mjetin e autorit, u gjet arma tip pistoletë Berreta e cila ishte vjedhur në gusht të vitit të kaluar.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Vladimir Topjanës, dyshohet për motive pronësie! I riu
Viktima, Vladimir Topjana

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 6 prillit, kur 43 vjeçari Vladimir Topjana u vra me armë zjarri nga Rogert Shota pranë parkingut të një lokali në Itali.

Sipas mediave italiane dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet e pronësisë. Viktima ndodhej në një lokal ku kishte parë ndeshjen Roma-Juventus së bashku me djalin e tij 17 vjeçar. Pas ndeshjes, teksa fliste me një të afërm në parkingun e makinave, një makinë e bardhë mbërriti në vendngjarje dhe peersonat që ndodheshin brenda nisën të debatonin me 43 vjecarin.

Papritmas nga makina doli 34 vjeçari Rogert Shota, i cili nxori armën me të cilën e qëlloi 43 vjeçarin tre herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas u largua nga vendngjarja, por u kap nga policia. Në pranga ra edhe babai i tij Pren Shota. Ndërsa në makinë u gjet arma tip pistoletë Berreta e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Ravena të Italisë. Viktima kishte disa ditë që sapo ishte kthyer nga vendlindja, Fushë Arrazi nga ku kishte emigruar për të punuar në Itali. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: