
Ngjarja e ndodhur ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit duket se po merr një tjetër dinamike pasi faktet po ndryshojnë që nga nisja e hetimit. Në deklaratën e fundit Majlind Habibi i cili në fillim pranoi autorsinë e vrasjes së shokut të tij Branko Shkozës tani shprehet se që nuk është ai autori i krimit. Sipas tij ai e ka pranuar autorsinë e krimit më parë pasi është dhunuar nga policia.
Kjo deklaratë e Majlindit është mbështetur dhe nga bashkëshortja e tij e cila është shprehur se ditën e ngjarjes bashkëshorti i saj ka qenë në shtëpi.
‘Unë kam dy mesazhe në telefon që ka qenë në shtëpi në orën 6 të mbrëmjes, kështu që nuk mbaj mend të them të drejtën që bashkëshorti të ketë dalë atë natë. E di që ka ardhur direkt nga puna për në shtëpi, nuk mbaj mend të ketë dalë, as nuk më ka thënë gjë që isha në kafe ose përshembull… përsa i përket datës 2 nuk di. Mesa di unë thjeshtë rutina e këtyre ditëve të fundit ka qenë shtëpi dhe në punë.’ është shprehur bashkëshortja e Majlindit për emisionin “Pa Gjurmë” në Report.tv.
Ndërsa përsa i përket deklaratës së viktima e kishte ngacmuar ajo shprehet se e ka nxjerrë Policia duke shtuar se mediat duhet t'i korrigjojnë këto deklarata.
‘Mund të them pak a shumë që këtë e ka nxjerrë policia, jo unë dhe bashkëshorti. Unë në deklaratën time në polici kam thënë që: “Me shtetasin nuk kam pasur fare asnjë lloj raporti, as në rrugë nuk i flisja, as ai nuk më fliste”, për këtë do të doja që media t’i korrigjojë ato që ka thënë, sepse ka folur sipas oreksit, bashkë me shumë gjëra të policisë që nuk jam dakord. Sa i përket që e ka thënë dhe bashkëshorti këtë gjë… në një minibus policie kemi hipur ditën kur jemi shoqëruar në rajon, bashkëshorti dhe unë, që na morën për deklaratë dhe në minibus e kemi pyetur njëri-tjetrin nëqoftëse ai ka pasur ndonjë pjesë ngacmimi nga Branko, rahmet tani edhe më ka thënë jo. Madje policia i kishte thënë që: “Ka thënë bashkëshortja jote që e ka ngacmuar Branko”, ndërkohë që unë shumë mirë i thashë policisë që: “S’ka ndodhur diçka e tillë. Nuk ka pasur fare një gjë të tillë.”
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 dhjetor në qytetin e Durrësit ku pasi viktima Branko Shkoza i shpallur në kërkim nga familjarët e tij u gjet në kanalin e ujërave të zeza në Spitalli i pajetë.
Për krimin u arrestua shoku i tij Majlind Habibi i cili në deklaratën e tij të parë për Policinë u shpreh se kishte shtyrë nga ura teksa ishin konfliktuar në gjendje të dehur, pasi i kishte kërkuar të mos i ngacmonte gruan./Versus.al







