
Versus.al ka mësuar detaje të reja rreth dosjes hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më datë 6 tetor brenda sallës së gjykatës së Apelit në Tiranë. Sekretarja gjyqësore, ka deklaruar se në momentin kur bëri thirrjen e palëve për seancë u paraqitën 4 persona, Ragip dhe Ervis Kurtaj si dhe Gjon Shkambi dhe autori, Elvis Shkambi të cilit ia mësoi emrin më vonë pasi ishte shoqërues i Gjonit.
Sekretarja tha se menjëherë pasi dha vendimin gjyqtari u ngrit dhe në të djathtë të tij ishte dhoma e këshillimit. Në atë moment, Elvis Shkambi ka dalë para podiumit të gjyqtarit dhe e ka gjuajtur me pistoletë.
Ajo është ngritur në këmbë dhe ka vendosur duar në kraharor. Në atë moment autori është kthyer nga sekretarja duke i thënë kësaj të fundit se nuk kishte gjë me të. Pas kësaj fjalie, Shkambi ka qëlluar sërish ndaj gjyqtarit.
Më pas teksa ishte futur poshtë tavolinës ajo ka dëgjuar gjyqtarin duke rënkuar dhe një roje salle i cili ishte afruar për të lajmëruar më pas ambulancën. Versus.al







