AKTUALITET /

Zbardhet vrasja e të moshuarit në Durrës, arrestohet fqinji që e masakroi me thikë e çekiç (EMRI)

Pasi kreu krimin, autori 39 vjeçar mbylli me çelës derën dhe u largua nga vendngjarja.

Shkruar nga Versus

Zbardhet vrasja e të moshuarit në Durrës, arrestohet fqinji

Durrës- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen e plazhit ku 82 vjeçari Paulin Gina u gjet i masakruar me thikë brenda banesës së tij.

Në kërkim u shpall 39 vjeçari Fatjon Janina si autor i dyshuar i krimit të rëndë, i cili u arrestua pas disa orësh. Ekspertiza mjekoligjore konstatoi dëmtime të shumta me çekiç dhe thikë në trupin e viktimës.

Autori rezulton të ketë qenë fqinj me të moshuarin dhe pas ngjarjes së rëndë ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe është arratisur.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Ngjarja e rëndë u zbulua pasditen e djeshme rreth orës 18:00 pasi familjarët e të moshuarit që jetonte vetëm, nuk kishin arritur të komunikonin me të nga jashtë shtetit. Versus.al

Poll