AKTUALITET /

Zbardhja e bisedave në “Sky Ecc” zbardh atentatin ndaj shqiptarit Ari Papa në Athinë, zbulohen autorët

Detaje të reja tregojnë për përfshirjen e këtyre grupeve në aktivitete të paligjshme që kanë ndikuar në sigurinë dhe rendin publik në këto vende.

Shkruar nga Versus

Zbardhja e bisedave në “Sky Ecc” zbardh atentatin ndaj

Sipas raporteve të reja nga operacioni i realizuar ditën e djeshme në Greqi, është bërë e ditur se janë goditur disa grupe kriminale të angazhuara në trafik droge mes Shqipërisë, Greqisë dhe Spanjës, si dhe në vepra të tjera, përfshirë atentate dhe pastrim parash. Detaje të reja tregojnë për përfshirjen e këtyre grupeve në aktivitete të paligjshme që kanë ndikuar në sigurinë dhe rendin publik në këto vende.

Në dosjen e hetimit rezulton se përfshihen të paktën 21 individë. Sipas informacioneve nga mediat greke, po hetohet dhe lidhur me atentatin që ndodhi më 26 shkurt 2021 në "Stacionin e Larisës" në Athinë, ku u bë tentativa për të vrarë Ari Papën, një shtetas 32-vjeçar nga fshati Dhivër i Sarandës.

Atentati ndodhi rreth orës 20:00, kur Papa ndodhej ndërmjet rrugëve "Mixail Boda" dhe "Agorakritou" dhe pasagjerët e një taksie e sulmuan me armë. Ai u plagos rëndë dhe u dërgua urgjent në spital, ku arriti t’i shpëtojë jetën.

Atentatorët pas sulmit kërcënuan shoferin e taksisë dhe u larguan duke lënë mjetin me dy pistoleta dhe prova të tjera. Megjithatë, Ari Papa u ekzekutua më 30 maj 2021 në “Sepolia” të Athinës, gjatë një momenti relaksimi në një lokal. Policia arrestoi në mars 2023 dy persona, të dyshuar si ndihmës të autorëve të vrasjes, njëri prej të cilëve ishte taksisti 47-vjeçar Juljan Ymeri, si dhe një barist grek.

Ekzekutori i vrasjes dyshohet të jetë shqiptar. Pas ngjarjes së shkurtit 2021, policia greke kishte njoftuar se kishte zbardhur atë atentat pas arrestimit të 7 personave dhe shpalljeve në kërkim për veprat e lidhura me trafik droge.

Nuk dihet se çfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në “Sky Ecc” lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars 2021, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës.

Mediat greke raportuan se tre shqiptarë, të identifikuar si “Mili”, “Dorian” dhe “Landi”, kanë lidhje me sulmin ndaj Papës, dhe disa prej tyre janë gjithashtu të lidhur me një rast tjetër ku një armë Kallashnikov u gjet në një makinë.

Përveç kësaj ngjarjeje, janë zbuluar edhe rreth 70 raste të tjera të trafikimit dhe shitjes së drogës në komunikimet e përgjuara me anë të “Sky Ecc”, në të cilat përfshihet një i ri shqiptar, i vrarë në Shqipëri përmes një shpërthimi eksplozivi.

Janë dokumentuar gjithashtu privilegjet e veçanta që kanë gëzuar disa të burgosur në burgun e Koridhalos, të cilët kanë pasur ndihmën e zyrtarëve për t’i futur gra në burg. Sipas hetimeve, vlera totale e drogës që ka kaluar në duar të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro, dhe pastrimi i këtyre mjeteve është kryer përmes kompanive të makinave me qira, biletave fituese në lojërat e fatit dhe sistemit Haëala.

Kush është Ari Papa?

Ari Kosta Papa i datëlindjes 02.10.1989 nga fshati Dhiver i Sarandës i njohur me pseudonimin ‘Ari i Vogël’ nuk rezelton të ketë  fotografi as në regjistrin e gjendje e gjendjes civile ntë Sarandës në Finiq por as në systemin TIMS.

Në Shqipëri ai njihej si një ‘fantzëm’.Ai ishte iskeduar për trafik droge dhe grabitje në shtetin fqinj  por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Por atentati I tij  I katërt qëlloi fatal për 'Fantazmën.'/Versus.al

 

 

Tags:

ari papa

Poll