AKTUALITET /

Zbulohet “shtëpi bari” në Tiranë, arrestohen dy vëllezërit, e pëson edhe babai i tyre (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Zbulohet “shtëpi bari” në Tiranë, arrestohen dy

Tiranë- Forcat e policisë kanë zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Laknas, siç njihen ndryshe “shtëpi bari”.

Në pranga për kultivimin e lëndës narkotike kanë rënë dy vëllezërit Sh.M 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi 28 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i tyre Z.M 66 vjeç për moskallëzim krimi.

Dy vëllezërit kishin instaluar brenda banesës së tyre pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme dhe për këtë u arrestua edhe punonjësi i OSHEE, Endrit Paja 29 vjeç, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura. Versus.al

Poll