Tiranë- Qendra spitalore universitare Nënë Tereza (QSUT) ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale sa i takon raportimeve se mbrëmjen e djeshme në ambientet e Neurologjisë është konstatuar prani tymi.
Në reagim bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë rrezik për pacientët dhe se ekipet teknike ndërhynë për të vlerësuar situatën.
“Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.“, thuhet në reagimin e QSUT.
Për ngjarjen reagoi edhe policia e cila sqaroi se shkak për zjarrin në pavionin e neurologjisë është bërë një shkëndijë elektrike dhe se ka pasur vetëm dëme materiale. Versus.al







