AKTUALITET /

Zjarret nëpër Shqipëri, kjo është situata e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, raportohet se është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave.

Shkruar nga Versus
Zjarret nëpër Shqipëri, kjo është situata e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, raportohet se është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave.

Ndërkaq, vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë,  nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror.

Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Po ashtu është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë, i cili pasditen e djeshme mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë.

Gjithashtu, po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët.

 

Poll