Kontenierët e mbetjeve në Labinot Fushë janë përfshirë nga zjarri pak më parë. Për shkak të flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit për vendosjen në kontroll të tyre.
Për të vënë nën kontroll situatën, shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrvënies.







