AKTUALITET /

Plagosje me armë në Durrës, policia ndalon autorin, zbardhen detaje nga ngjarja

Identiteti i personave të përshirë në këtë ngjarje nuk dihet ende, ashtu sikurse gjendja e të plagosurit.

Shkruar nga Versus

Plagosje me armë në Durrës, policia ndalon autorin, zbardhen

Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit.

Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në rrethana momentalisht të paqarta.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë një 70-vjeçar,  dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Poll