
Policia e Korçës ka arrestuar një person, me rrezikshmëri për punonjësit e Policisë.
Sipas autoriteteve i riu bante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pas thirrjeve të uniformave blu.
Në kuadër të operacionit “Again” është vënë në pranga shtetasi Renato Lipe, 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Renato Lipe rezulton se është arrestuar edhe në vitin 2021, po për armëmbajtje pa leje, teksa edhe para këtij viti rezulton i dënuar po për të njëjtën vepër penale.
Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë.
Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë.
Raportohet se arma e zjarrit tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ai kërcënoi punonjësit e Policisë dhe municioni luftarak janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./Versus.al







