Tre ditë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, vigjilenca e autoriteteve franceze përballë kërcënimit xhihadist është maksimale. Dy operacione janë kryer gjatë kësaj të marte dhe target i arrestimeve kanë qenë dy persona të dyshuar se po planifikonin akte terroriste në Francë.
Një rus, i lindur në vitin 1984, i dyshuar për "organizimin e ngjarjeve që mund të çojnë në destabilizimin gjatë Lojërave Olimpike" u padit dhe u vendos në paraburgim të martën, tha zyra e prokurorit të Parisit, duke konfirmuar informacionin nga Le Parisien.
Një hetim gjyqësor për "inteligjencë me një fuqi të huaj me synim provokimin e armiqësive në Francë", një krim që shkakton 30 vjet burgim penal, u hap të martën, tha prokuroria.
Autoritetet franceze nuk kanë dhënë detaje se cili ka qenë targeti i rusit 40 vjeccar apo detaje rreth planit të tij terrorist.
Mëngjesin e kësaj të marte, një i ri 18-vjeçar u arrestua nga efektivë të Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme (DGSI). Ai u la në paraburgim për “komplot kriminal terrorist” si pjesë e një hetimi të hapur së fundmi nga prokuroria kombëtare antiterrorizëm.







