
Itali- Autoritetet italiane kanë kryer mbrëmjen e djeshme një operacion ku pas kontrolleve të kryera në disa qytete të vendit u arrestua edhe Marcello Colafigli i njohur edhe si drejtues i bandës famëkeqe “Banda della Magliana” që merrej me trafikun e kokainës mes Italisë, Spanjës dhe Kolumbisë.
Mediat italiane shkruajnë se banda e “Mallcerone”-s që njihet si një ndër mafiozët më të rrezikshëm në fundvitet ’70, bashkëpunonte me grupin kriminal shqiptar të kryesor nga Erion Hyseni i njohur ndryshe si “bjondi” dhe bashkëatdhetarët e tij Naser Xhylani e Roland Nurce të cilët ishin pjesë e një rrjeti të rëndësishëm kontaktesh me trafikantët ndërkombëtarë të drogës në Kolumbi për trafikun e kokainës dhe hashashit në Spanjë.
70 vjeçari që prej qershorit 2020 drejtonte një që merrej me trafikun e drogës me qendër në Magliana, të cilët blinin drogë në Kolumbi dhe e dërgonin në Romë përmes Spanjës me bashkëpunimin e eksponentëve të "Ndrangheta-s", "Camorra-s", mafies së "Foggia-s" dhe me shqiptarëve të përfshirë në një kartelin e drogës “amerikano-jugor”.
Fundi i bandës famëkeqe erdhi si pasojë e një hakmarrje nga Coglafi ndaj De Pedis të njohur si “sipërmarrësi i bosëve” lidhur me ndarjen e të ardhurave kriminale për anëtarët e grupit romak.
"Marcellone", njeriu që frymëzoi personazhin e "Bufallos" në serialin "Romanzo Criminale", është një nga eksponentët historikë të Banda della Magliana, organizatës kriminale aktive në Romë nga vitet '70 deri në fillim të viteve '90. Ai ishte edhe nxitësi i vrasjes së Enrico De Pedis të njohur si “Renatino”, një nga themeluesit e bandës, “Dandy”, i vrarë më 2 shkurt 1990 në Via del Pellegrino në kryeqytet. Versus.al







