Një zjarr ka rënë në katin e 8-të të një pallati në zonën e Astirit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e bulevardit “Migjeni”, ndërsa paraprakisht besohet se nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kaë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Banorët e pallatit janë përfshirë nga paniku i flakëve.







