MAGAZINË /

“S’jam h*moseksual”, At Nikolla Xhufka për videon: Mashkullin që më provokoi s*ksualisht e solli Behgjet Pacolli

Ky është version i ndërruar nga prifti në pak orë, pasi më herët kishte deklaruar se videoja ishte modifikuar nga Inteligjenca Artificiale dhe ishte porositur nga grekë dhe serbë, ndërsa tanimë e ka ndërruar deklaratën e tij duke thënë se personi që e provokoi ishte dërguar nga Pacolli.

Shkruar nga Versus
“S’jam h*moseksual”, At Nikolla Xhufka për videon:
Kreshnik Husaj, Prifti Nikolla Xhufka dhe biznesmeni Behgjet Pacolli

Prifti Nikolla Xhufka, ka reaguar sërish pas publikimit të disa videove në një emision investigativ ku pretendohet se tregojnë prirjen e tij të homoseksualitetit teksa bisedon me një mashkull.

Pretendime të tilla janë mohuar nga Nikolla Xhufka i cili vazhdimisht ka deklaruar se videot janë montazh dhe se bisedat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se janë nxjerrë nga konteksti. Madje shkoi më tej duke deklaruar se personin që u vetëofrua për ta provokuar, e ka dërguar biznesmeni Behgjet Pacolli.

Sipas tij, Kreshnik Husaj, personazhi i njohur ndryshe si ‘Kika’ dhe që u bë i njohur në “Big Brother Albania 8″, i kishte thënë që e ka dërguar Behxhet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.

“Në radhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën.

Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Behxhet Pacolli dhe ka thënë që “Behxhet Pacolli më ka dërguar që të bëj investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit”. Unë u ndjeva shumë i gëzuar dhe shumë krenar. Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë.” tha At Nikolla në emisionin “Zgjohu”.

Ky është version i ndërruar nga prifti në pak orë, pasi më herët kishte deklaruar se videoja ishte modifikuar nga Inteligjenca Artificiale dhe ishte porositur nga grekë dhe serbë, ndërsa tanimë e ka ndërruar deklaratën e tij duke thënë se personi që e provokoi ishte dërguar nga Pacolli.Versus.al