All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
AKTUALITET /

Në gjendje kome prej 6 ditësh, Sokol Mëngjesi mbërrin me avion sanitar në Athinë për trajtim të specializuar

Transportimi i avokatit Sokol Mëngjesi drejt Athinës u kërkuar nga familjarët e tij për trajtim më të specializuar.

Shkruar nga B.V
Në gjendje kome prej 6 ditësh, Sokol Mëngjesi mbërrin me
Sokol Mëngjesi
All - Paragraf - 1

Greqi- Ka mbërritur në Athinë me avion sanitar avokati Sokol Mëngjesi i cili prej 6 ditësh ndodhet në gjendje kome pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tij nga tre persona në zonën e ish-bllokut.

All - Paragraf - 2

Kërkesa për transportimin e tij në Athinë u bë nga familjarët me qëllim që Mëngjesi të kishte një trajtim më special. Përndryshe ditën e djeshme, gjendja e Mëngjesit u përmirësua pasi skaneri regoi një ulje të ënjtjes në tru që avokati e kishte pësuar si pasojë e goditjeve me levë nga dhunuesit të cilët janë ende në arrati.

Të arrestuar për sulmin janë Dritan Nano, ndaj të cilit Sokol Mëngjesi kishte fituar një gjyq pasi 58 vjeçari ishte i vetmi ndër 8 pronarët që nuk kishte paguar avokatin për shërbimet e tij që i siguruan marrjen e pronës pranë Liqenit Artificial dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një prej dhunuesve të avokatit.

Ndërkohë në kërkim për ngjarjen janë Drivald Alia, Elton Kasaj të cilët goditën me leva dhe grushte avokatin si dhe bashkëpunëtori i tyre Romario Tabaku i cili bëri të mundur largimin e tyre nga vendngjarja. Versus.al

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4