Live Updates /

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës përfundon në spital me fraktura! Çështja e pronave një prej “pistave”

*Rithemelimi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar tre persona të dhunojnë avokatin Sokol Mëngjesin si hakmarrje për faktin se Mëngjesi mbron Berishën në aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". *Sokol Mëngjesi dyshohet se është dhunuar për një çështje pronash ku mbronte një biznesmen. Mëngjesi është edhe avokat i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në çështjen e inceneratorëve si dhe Sali Berishës e Jamarbër Malltezit në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". *Si pasojë e goditjeve të forta me levë e grushte, Sokol Mëngjesi ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe në trup. *Autorët pritën derisa avokati la në kopsht djalin e tij dhe më pas e sulmuan në mes të ish-bllokut duke e goditur me levë dhe grushte. *Avokati i Sali Berishës Sokol Mëngjesi dhunohet nga tre persona të pa maskuar në zonën e ish-bllokut. Policia sekuestron pamjet filmike. *Dëshmitarja rrëfen sesi Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona sapo futi djalin e tij në kopsht.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Rithemelimi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar tre persona të dhunojnë avokatin Sokol Mëngjesin si hakmarrje për faktin se Mëngjesi mbron Berishën në aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". *Sokol Mëngjesi dyshohet se është dhunuar për një çështje pronash ku mbronte një biznesmen. Mëngjesi është edhe avokat i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në çështjen e inceneratorëve si dhe Sali Berishës e Jamarbër Malltezit në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". *Si pasojë e goditjeve të forta me levë e grushte, Sokol Mëngjesi ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe në trup. *Autorët pritën derisa avokati la në kopsht djalin e tij dhe më pas e sulmuan në mes të ish-bllokut duke e goditur me levë dhe grushte. *Avokati i Sali Berishës Sokol Mëngjesi dhunohet nga tre persona të pa maskuar në zonën e ish-bllokut. Policia sekuestron pamjet filmike. *Dëshmitarja rrëfen sesi Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona sapo futi djalin e tij në kopsht.

7 Postime
9 MUAJ ME PARE

“E shtrinë te dera e kopshtit, e panë nga sipër”, dëshmitarja rrëfen dhunën ndaj avokatit! Identifikohet një prej autorëve

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës
Sokol Mëngjesi

Një prej dëshmitareve që panë dhunën e ushtruar ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesit, ka folur për Syri Tv ku ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Ajo tregon se gjithçka ndodhi pasi Mëngjesi po dilte nga kopshti ku sapo kishte lënë djalin e tij i cili sipas saj nuk ka parë dhunimin e të atit.

“Ishte ora tetë e gjysmë e mëngjesit. Zotëria solli djalin në kopsht dhe kur po dilte nga kopshti (djali ishte futur brenda) te dera - nuk e pashë fiks kur e qëlluan, por zotëria u shtri te dera e kopshtit. Kam parë momentin që zotëria ishte i shtrirë. Një nga tre personat që ishin, që ishin bashkë, ishte afër zotërisë. Nuk e di a i foli apo s’i foli se e pa nga sipër dhe iku.

Absolutisht. Ishte pa ndjenja. Kam qenë e para që e kam parë nga sipër. Filloi gjaku t’i rridhte nga poshtë kokës. Shumë pak ishte në fytyrë, por jo i dëmtuar. Nuk kishte fare. Pika gjaku, u gjakos poshtë. Njoftuan njerëzit Policinë. Policia erdhi para ambulancës. Pak minuta pas policëve erdhi edhe ambulanca. Në kohën që erdhi ambulanca filloi të përmendej”- u shpreh dëshmitarja ndër të tjera.

Ndërkohë, mësohet se është identifikuar një prej tre dhunuesve të Sokol Mëngjesit. Policia ka kryer kontrolle në banesën e të shpallur në kërkim por personi që duket në kamerat e sigurisë, nuk gjenden në shtëpi.

9 MUAJ ME PARE

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Universiteti i Tiranës dhe Dhoma e Avokatisë: Të nisë hetim i plotë dhe i pavarur!

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës

Universiteti i Tiranës (UT) dhe Dhoma e Avokatisë kanë reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme. 

UT në deklaratën e saj shkruan se presin dhe besojnë që policia dhe prokuroria do të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.

Deklarata e plotë e UT-së:

UT dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi!
Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.
Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit.
Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi.

Ndërsa Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e madh për dhunën që është ushtruar ndaj një anëtari të saj, siç është zoti Sokol Mëngjesi duke theksuar se ky nuk është një rast i izoluar.

Deklarata e plotë e Dhomës së Avokatisë:

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dhunën e rëndë fizike të ushtruar mëngjesin e ditës së sotme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës. Avokati është goditur disa herë në kokë me levë dhe për shkak të plagëve të marra është shtruar në spital.

Ky nuk është rast i izoluar i ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj avokatëve në Shqipëri, duke rikujtuar aktin e fundit të paprecedentë të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë në muajin prill të këtij viti.

Kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cenojnë rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijojnë situata të vështira që duhen të vlerësohen maksimalisht.

Bazuar sa më sipër, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i kërkon autoriteteve zyrtare të kryejnë një hetim të plotë dhe të pavarur brenda një kohe sa më të shkurtër lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Njëkohësisht garantojmë të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë se Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë do të jetë në krah të çdo avokati ndaj të cilit ushtrohet dhunë e çfarëdo lloji nga kushdo qoftë, pavarësisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplotë se reagimi ynë do të shërbejë si kambanë alarmi për organet ligjzbatuese jo vetëm për këtë rast por edhe për raste te tjera që cenojnë sigurinë e jetës së avokatëve dhe të familjeve të tyre."

 

9 MUAJ ME PARE

Dhunimi i avokatit të Berishës, Rithemelimi: Hakmarrje primitive e Ramës, urdhëroi tre banditë ta frikësonin

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës
Floriana Garo

Rithemelimi ka reaguar për dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi i cili u godit me leva nga tre persona të pamaskuar në zonën e ish-bllokut.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja Klodiana Garo akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar tre persona për të dhunuar avokatin e Sali Berishës si hakmarrje për procesin gjyqësor të privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sot në mëngjes, tre banditë, të urdhëruar nga Edi Rama, kanë sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të rënda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal- thuhet në reagimin e Rithemelimit. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

U rrah barbarisht me leva në ish-bllok, “dosjet e nxehta” që kishte në duar Sokol Mëngjesi! Shkak dyshohet një çështje pronash

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës
Sokol Mëngjesi

Një çështje gjyqësore për pronat dyshohet të jetë bërë shkak për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-bllokut.

Versus.al mëson se Mëngjesi përfaqësonte një biznesmen në një çështje pronash dhe personat që e kanë goditur me sende të forta dhe me grushte, dyshohet të jenë pala tjetër.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, mësohet se autorët kanë qenë tre persona të pa maskuar të cilët sapo e kanë parë në rrugë e kanë sulmuar duke e qëlluar me leva dhe grushte. Mëngjesi ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe trup.

Por kush është Sokol Mëngjesi dhe në cilat çështje të bujshme përmendet emri i tij si avokat?

I diplomuar për Drejtësi në Fakultetin Democritus në Greqi Mëngjesi më pas mori tiullin “Doktor i Shkencave Juridike” në vitin 2012. Nga periudha 2005 deri në 2008, mëngjesi ka qenë pedagog i Jashtëm në Departamentin e të Drejtës Penale.

Nga viti 2009, Mëngjesi ka marrë licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri, ndërsa është edhe një prej mbrojtësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Mëngjesi gjithashtu është një prej avokatëve mbrojtës të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në dosjen e Inceneratorit të Tiranës.

9 MUAJ ME PARE

Fraktura në kokë e dëmtime në trup, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit të Berishës

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës
Sokol Mëngjesi

Detaje të reja kanë dalë mbi gjendjen shëndetësore të avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht mëngjesin e sotëm, nga tre persona të paidentifikuar në zonën e ish-bllokut. 

Sipas burimeve nga urgjenca e spitalit të Traumës Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën e Spitalit të Traumës. 

Konkretisht, avokati ka pësuar dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Gjithashtu pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner.

 

 

9 MUAJ ME PARE

Dhunimi i avokatit të Berishës, autorët pritën derisa Mëngjesi la djalin në kopsht dhe e goditën në kokë e trup

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës
Sokol Mëngjesi

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-bllokut ku avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është dhunuar me sende të forta nga persona të paidentifikuar.

Tre autorët i kishin zënë pritë Mëngjesit teksa ky i fundit sapo kishte dërguar të birin në kopësht. Avokati është goditur me grushte në fytyrë dhe trup.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët. Vetë Mëngjesi nuk ka dhënë ende deklarimet e tij pasi po bën ekzeminimet e nevojshme në spital.

9 MUAJ ME PARE

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, përfundon në spital me fraktura avokati i Sali Berishës

Dhunohet me leva dhe grushte Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës
Sokol Mëngjesi, avokat i Sali Berishës

Tiranë- Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është dhunuar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut duke u goditur me leva dhe grushte nga tre persona të paidentifikuar.

Policia është vënë në kërkim të autorëve ndërsa Mëngjesi është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë ku ndodhi ngjarja për të zbardhur rastin. Ndërkohë, dyshohet se shkak për dhunën ndaj tij të jetë bërë një çështje për motive pronësie. 

Sokol Mëngjesi njihet si një prej avokatëve të Sali Berishës në çështjen e privatizmit të ish-kompleksin "Partizani" për të cilën ish-kryeministri po mbahet në arrest shtëpie. 

Për ngjarjen, pati reagim edhe nga deputetët e Kuvendit, Klotilda Bushka dhe Asllan Dogjani të cilët gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dënuan aktin e rëndë.

Poll