
Modelja nga Kosova Brikena Selmani është banorja e dytë që do të jetë konkurrente në “Big Brother VIP 5”.
Selmani para pak kohësh përfaqësoi Kosovën në “Miss Grand International 2025”.
Përpara se të përfshihej në modeling, ka punuar si arkëtare për tre vjet në një supermarket, ku është vlerësuar si “arkëtarja më e mirë”.
Në klipin e prezantimit Selmani u shpreh se është single dhe se nuk ka pasur asnjëherë lidhje, deklaratë e cila nuk u la pa kaluar dhe nga moderatori i programit Ledion Liço i cili u shpreh: Po si ka mundesi 25 vite gjithë kjo gocë si nuk ke pasur të dashur.
‘Në Big Brother hyj komplet single. Nuk kam pas asnjëherë lidhje. Partneri im ideal është shqiptar. Gjëja e parë që kërkova në Google para se të hyj në Big Brother ishte: a thua si do të ishte lidhja imne e parë. ‘ u shpreh Selmani. /Versus.al

