POLITIKË /

Kryeministri Rama pret trupin diplomatik për festat e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë

Shkruar nga Versus

Kryeministri Rama pret trupin diplomatik për festat e fundvitit:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Eventi u mbajt në një atmosferë festive dhe u shoqërua me një video-kartolinë urimi, të cilën kreu i qeverisë e ndau në rrjetet sociale.

Në postimin e tij në Facebook, Rama shkroi shkurtimisht: “Krenarë për Shqipërinë”, duke publikoi pamje nga mbrëmja ku morën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike, drejtues institucionesh dhe figura të jetës publike.

Tradita e pritjes fundvitare me trupin diplomatik është një nga aktivitetet e përvitshme të Kryeministrisë, që synon të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll