All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
AKTUALITET /

“Dronë për të monitoruar trafikun në pikat e nxehta”, Balla: Presim 40% më shumë turistë se sezonin e kaluar

Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik, ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije se policia do të përdorë dronët për monitorimin e trafikut në pikat e nxehta.

Shkruar nga Versus
“Dronë për të monitoruar trafikun në pikat e
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla
All - Paragraf - 1

Tiranë- Shqipëria mund të presë 40% më shumë turistë krahasuar me sezonin e kaluar turistik. Shifrat i bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një konference për mediat ku prezantoi edhe masat që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik.

All - Paragraf - 2

Balla bëri me dije se këtë vit risi do të jetë edhe pjesa që lidh tre shërbime publike përmes Trupës së Ndërhyrjes Teknike, bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Shpëtimit, si dhe Urgjencën Kombëtare.

Ndërsa sa i takon angazhimit të policisë, ministri tha se do të ketë 1600 efektivë për shërbim në zonat turistike duke bërë theksuar se për monitorimin e trafikut në zonat me më së shumti lëvizje, do të përdoren dronë.

"Do të përdorim dronët edhe për monitorimin e trafikut në pikat e nxehta, për të pasur një informacion të detajuar gjatë 24 orëve të ditës, për të gjitha dhe për të njoftuar publikun  në rastet e nevojës për të shmangur pika të caktuara të nxehta me një trafik të shtuar"- shtoi Balla ndër të tjera.

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4