Nis ceremonia zyrtare e betimit të Donald Turmp, si Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i ri hyri në ambientet e Capitol Hill I shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë ku u pritën nga presidenti në largim Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill.
Donald Trump po ashtu shoqërohet nga fëmijët e tij: Ivanka Trump , Donald Trump Jr. , Tiffany Trump , Eric Trump dhe Barron Trump .
Menjëherë pas ceremonisë, Trump do t’u drejtohet qytetarëve amerikanë dhe do të zbulojë vizionin e tij për katër vitet e ardhshme.
The 60th Presidential Inauguration Ceremony https://t.co/kTB4w2VCdI
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 20, 2025
Betimi i Trump pritet të jetë një betim historik për Shtetet e Bashkuara ndërsa ceremonia po ndiqet nga më shumë se 200 mijë qytetarë. Republikani bëhet presidenti i parë amerikan që nga Shekulli i 19-të që rifiton Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në një palë zgjedhje.
Në ceremony janë edhe sh-presidentët e SHBA-së, Barack Obama, Bill Clinton me gruan e tij Hillary dhe George Bush Jr me Laura mbërritën në Kapitol për inaugurimin e Trump pak minuta më parë.
Obama ishte vetëm dhe nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Mishel, fakt ky që ka bërë shumë diskutime.
Në Capitol Hill , janë parë edhe disa nga miliarderët e teknologjisë duke përfshirë Mark Zuckerberg, Lauren Sanchez, Jeff Bezos, Sundar Pichai dhe Elon Musk.







