MAGAZINË /

Një tjetër shtatzëni? Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip 3” pozon me dorën te barku

Një foto e publikuar nga Franceska Murati ka ngritur dyshimet se ish banorja e Big Brother Vip është shtatzënë. E buzëqeshur ajo ka pozuar me dorën tek barku por nuk ka konfirmuar asgjë.

Shkruar nga B.SH

Një tjetër shtatzëni? Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip

Një foto e publikuar nga Franceska Murati ka ngritur dyshimet se ish banorja e Big Brother Vip është shtatzënë.

E buzëqeshur ajo ka pozuar me dorën tek barku por nuk ka konfirmuar asgjë.

Por kur një ndjekëse ditë më parë i tha se ndodhet në martenitet, ajo u përgjigj duke i thënë shihen aty vitin tjetër.

Një tjetër shtatzëni? Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip

Shpresojmë që lajmi të jetë i vërtetë dhe jo për klikime sic ndodhi në rastin e moderatores Bora Zemanit e cila në një promo të emisionit të saj shihej me dy duart e vendosura mbi bark duke lënë të kuptohet se është në pritje të fëmijës së dytë.

Moderatorja tregoi se nuk është shtatzënë duke u shprehur: 

Kam dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark. Se në momentin që unë prek barkun tim me duar jam menjëherë shtatzënë. Por jo nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë, e sigurt është që do e tregoj.

Shumë ndjekës u shprehën të zhgënjyer nga ky veprim i Borës, pasi nuk ishte hera e parë që bënte një veprim të tillë, siç edhe dikush u shpreh, për më shumë shikueshmëri.

Madje disa prej tyre bënë thirrje për bojkotimin e emisionit të saj.

 

Poll