Dy biznesmenë në Elbasan kanë rënë pre e mashtrimit nga një 21 vjeçar i cili u mori shuma të konsiderueshme parash.
Policia ka arrestuar mashtruesin 21 vjeçar Geraldo Sadikun i cili përdori një të mitur duke e çuar që t’u merrte lekët dy biznesmenëve që mashtroi përmes telefonit.
Prokuroria e Elbasanit, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe të shumave të parave që i riu ka përfituar nga mashtrimi ndaj biznesmenëve. Ndaj tij rëndojnë akuzat për 2 veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Versus.al







