BOTA /

“Black out” në të gjithë botën! Bllokohen fluturimet, preken bankat, hekurudhat dhe linjat e internetit

Dyshohet se shkak për këtë problem global janë bërë problemet me sistemin e IT të microsoftit.

Shkruar nga Versus

“Black out” në të gjithë botën! Bllokohen

Bizneset duke përfshirë bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë dhe radiofonikë dhe supermarketet janë jashtw linje pas një ndërprerjeje masive globale.

Linjat ajrore të mëdha amerikane janë ndalur.

Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re.

Gjithashtu edhe në Berlin janë bllokuar fluturimet për shkak të problemeve të internetit, ndërsa Microsoft raportoi se kishte pasur probleme me sistemin e IT. 

Përdoruesit në Australi filluan të raportojnë probleme herët këtë mëngjes, duke deklaruar se ishin bllokuar nga stacionet e tyre të punës. Versus.al

Poll