Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha të martën se njohja e shtetit palestinez nga Britania është një hap drejt "një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca palestineze.
"Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, mirëpret njoftimin e njohjes së Shtetit të pavarur Palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, duke deklaruar se ky është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm drejt realizimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", tha presidenca.
Kujtojmë se Britania, Kanadaja dhe Australia njohën zyrtarisht shtetin palestinez të dielën.







