BOTA /

Deklaroi se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë pjesë e SHBA-së, Musk ofendon rëndë Trudeau: Vajzë, nuk je më guvernatore

Miliarderi iu përgjigj postimit të Trudeau se vendi i tij nuk do të bëhet shteti i 51-të

Shkruar nga Versus
Deklaroi se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë pjesë e
Elon Musk dhe Justin Trudeau

Miliardieri Elon Musk ka hapur një tjetër front polemikash me Kanadanë.

Musk i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit kanadez  Justin Trudeau i cili hodhi poshtë axhendën e promovuar nga Donald Trump për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të të SHBA-së.

Në deklaratën e qartë të Trudeau se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë pjesë e SHBA-së, Elon Musk nuk kurseu ofendimet ndaj kryeministit kanadaz.

"Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë , kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua," shkroi Musk në postimin e tij në X, duke dashur të minimizojë fjalët e kryeministrit kanadez.

Deklaroi se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë pjesë e

Justin Trudeau i cili pak ditë më parë dha dorëheqje si kryetar i partisë së tij si dhe nga posti i kryeministrit theksoi ndër të tjera se “nuk ka as më të voglin mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë i njëri-tjetrit”.

Përgjigja e Elon Musk vjen pas sfidave të shumta të Donald Trump, i cili menjëherë pasi shpalli dorëheqjen e Trudeau, përsëriti komentin se Kanadaja u bë shteti i 51-të, ndërsa më pas publikoi hartat ku kufijtë e dy vendeve janë zhdukur./Versus.al

 

 

Poll