Paraqitja mahnitëse që Kai Trump, vajza e Donald Trump Jr dhe mbesa e ish-presidentit Donald Trump bëri gjatë fjalimit të fitores së gjyshit të saj, në West Palm Beach tërhoqi vëmëndjen e shumë mediave të huaja.
E veshur me një fustan me temina 17 vjeçarja qëndroi pranë gjyshit të saj gjatë gjithë fjalimit që ai mbajti para mbështetësve të tij, në Palm Beach, Florida.
Kai Trump, e cila së fundmi bëri paraqitjen e saj të parë në Konventën Kombëtare Republikane, është bërë një sensacion i mediave sociale, kryesisht falë pasionit të saj për golfin.
Pas fitoreve të mëdha të Trumpit në Pensilvani dhe Wisconsin, Kai, ka postuar një foto me gjyshin e saj, duke shkruar:
“Askush nuk punon më shumë dhe nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua!”
Disa ditë më parë, Kai kishte postuar një foto të rrallë me babanë e saj, nënën Vanessa dhe dy vëllezërit e motrat e saj, ku krahas tyre kishte shkruar " Halloween me familjen ". Në foto ishin motra e saj 3-vjeçare Khloé Sophia dhe vëllai 15-vjeçar Donald John Trump III, të cilët gjithashtu u shfaqën në eventin në West Palm Beach, ku gjyshi i tyre mbajti fjalimin e fitores.
Donald Trump ka pesë fëmijë nga tre martesat e tij dhe dhjetë nipër e mbesa ndërsa pret të bëhet sërish gjysh pasi vajza e tij Tiffany është në pritje të fëmijës së saj të parë./Versus.al







