Kosovë- Kryeministri Albin Kurti i cili është thirrur nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Gjatë intervistës së tij në KTV mbrëmjen e djeshme, Kurti u shpreh me tone të ashpra ndaj prokurorëve specialë duke thënë se nuk vepronin shpejt për denoncimet që dorëzojnë ministritë e qeverisë, por sapo bëhet fjalë për gabim procedurial reagojnë.
“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.
Më tej kreu i qeverisë së Kosovës tha se ka vendosur të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u pyetur si dëshmitar. Ndërsa përmendi si “Blerim Isufajn”, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, përkundër se është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Për Kurtin, Isufaj është “regjistor i pamjes kur Kurti hynë në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.
Madje, Kurti beson se nëse Isufaj bëhet kryeprokuror atëherë nuk ka shpresë për drejtësinë.
“Vështirësitë i kemi me kryeprokurorin e Shtetit që në krye është Blerim Isufaj. Fiks para një viti ai doli publikisht e na tha se është hequr urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiqit, tre muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku. Në krye të KPK-së kemi një kësi lloj njeriu. Prokuroria s’është pjesë e zgjidhjes, është pjesë e problemit. Kupola e saj. Krejt këta prokurorë kanë të drejtë të bëhen kryeprokurorë, por po na thonë o Blerim Isufaj o askush tjetër. Për drejtësinë, nëse bëhet kryeprokuror Blerim Isufaj, largqoftë, ose dikush si ai, atëherë s’ka shpresë për drejtësinë”, ka deklaruar Kurti. Versus.al







