BOTA /

Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Ja kur do të nisë misioni në planetin Mars

Anija kozmike do të mbajë gjithashtu robotin humanoid Optimus të Teslës në bord si një pararendës për uljet njerëzore.

Shkruar nga Versus

Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Ja kur do të nisë misioni

CEO i SpaceX, Elon Musk, njoftoi të shtunën se raketa Starship do të niset për në Mars në fund të vitit 2026. Anija kozmike do të mbajë gjithashtu në bord robotin humanoid të Teslës Optimus.

Në një postim në X, Elon Musk tha: “Starship niset për në Mars në fund të vitit të ardhshëm, duke mbajtur Optimus. Nëse këto ulje shkojnë mirë, atëherë zbarkimet njerëzore mund të fillojnë që në vitin 2029, megjithëse viti 2031 ka më shumë gjasa.”

SpaceX, e cila u themelua më 14 mars 2002, sapo shënoi 23 vjetorin e saj.

Tetë nisjet e fundit testuese të Starship kanë dështuar të gjitha, me shpërthimin më të fundit të një anijeje Starship më 7 mars. Anija kozmike shpërtheu disa minuta pas nisjes në hapësirë, duke çuar në rënien e shiut të mbeturinave hapësinore. Versus.al

Poll