Komandati i jahtit luksoz 'Bayesian' James Cutfield është vendosur nën hetim pas fundosjes së jahtit luksoz në brigjet e Palermos.
Në dëshminë e tij të parë ai është shprehur se nuk ishte shumë i shqetësuar për motin se nuk kishte paralajmërim për stuhi.
Por ai është marrë sërish në pyetje nga hetuesit italian pasi ai duhet të shpjegojë se si ekspert i anijeve të mëdha dhe Mesdheut si ishte e mundur fundosja e një jahti luskoz i konsideruar si i sigurtë për t'i përballuar dhe stuhive.
Ideja që kanë ekspertët është se edhe në prani të kushteve ekstreme nëse të gjitha dyert do të ishte mbyllur në jaht uji nuk do të mund të kishte hyrë dhe Bayesian nuk do të fundosej.
Por cfarë ishte e hapur në jahtin superluksoz?
Cilët kapakë ishin lënë hapur duke pasur parasysh se jahti 56 metra ndër më të mëdhenjt në botë u fundos?
Pra, kush është përgjegjës për mbytjen e anijes që kushtoi jetën e shtatë njerëzve, përfshirë manjatin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij tetëmbëdhjetëvjeçare Hannah?
Prokuroria italiane është duke ngushtuar rrethin e të dyshuarëve ku midis tyre është dhe Cutfield ndoshta dhe zëvëndësi i tij.
«Interpretimi im personal është se ata e kanë lënë derën anësore të hapur' është shprehur inxhinieri italian në pension Franco Romani, që kishte punuar në projektin «Salute», emri i Bayeisan kur u largua nga kantieret e Perinit Viareggio në 2008.
''Nëse gjithccka është e mbyllur, uji nuk mund të hyjë. Dhe edhe në kushte shumë të pafavorshme moti, varka rrotullohet, por nuk fundoset kurrë. Për këtë arsye besoj se dera anësore k ka mbetur e hapur. Nëse do të ishte kështu, tonelata ujë hynë kanë hyrë brenda dhe mudn të ketë hyrë dhe në dhomën e motorit dhe nuk mund të bëhej asgjë më shumë”. është hipoteza e inxhinierit italian.
Ndërsa prokurori italian që po merret me këtë ccështje nuk përjashtoi asgjë:
“Po studiojmë dhe vlerësojmë nëse përgjegjësitë i takojnë kapitenit, gjithë ekuipazhit apo ndërtuesve të varkës”.
Prokurori gjithashtu është shprehur se dëshiron të hedhë dritë mbi rrethanë e veçantë tragjike se vetëm pasagjerët dhe kuzhinierja vdiqën ndërsa i gjithë ekuipazhi mbijetoi. Ndoshta nuk është bërë mjaftueshëm për të tjerët? Apo është thjesht një rastësi për shkak të vendndodhjes së kabinave të kapitenëve, marinarëve dhe stjuardesave më afër rrugëve të daljes?
Sa i përket mungesës së një alarmi moti, konfirmimi erdhi nga Raffaele Macauda, komandanti i Rojës Bregdetare të Palermos:
"Meteomar (i Forcave Ajrore, red. ) i asaj dite, nga mesnata e 19 gushtit deri në dymbëdhjetë orët në vijim ka treguar se në zonë priten shtrëngata të izoluara dhe dukshmëri e mirë. Kjo do të thotë se, përtej ngjarjeve ekstreme, nuk kishte paralajmërime për stuhi”.
Peshkatarët e Porticellos, ku u mbyt anija me vela, ngrenë supet: «Mund të mos ketë pasur paralajmërime, por në mesnatë ishte tashmë e qartë se diçka e keqe po vinte. Gjithçka shkëlqente, aq sa askush nga ne nuk doli në det ." Katër orë më vonë anija me vela u mbyt./Versus.al







