BOTA /

Grabitësit bien nga ballkoni, pronari i shtëpisë iu jep ndihmën e parë!

Shkruar nga Versus

Grabitësit bien nga ballkoni, pronari i shtëpisë iu jep

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë. Pronari i shtëpisë, u ka dhënë ndihmën e parë dy grabitësve të banesës së tij, të cilët në tentativë për t’u arratisur, u rrëzuan nga ballkoni dhe u plagosën. Pronari i banesës, sapo dëgjoi thirrjet e dy grabitësve për ndihmë ka vepruar menjëherë, u dha ndihmën e parë.

Sipas policisë autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor të tretë, i cili besohet se i priste ata në një makinë të parkuar dhe ka arritur të largohet nga vendngjarja.

 

Poll