Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve është bllokuar për shkak të rrëshqitjeve masive të shkëmbinjve dhe dheut.
Si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe nga mali duke bllokuar kështu plotësisht aksin, ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes pritet të zhbllokojë rrugën dhe të vendosi në përdorim baypass-in provizor për kalimin e mjeteve.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, ka hasur edhe më parë rrëshqitje dheu, por kjo që është regjistruar sot është më e madhja deri tani. Pritet që autoritetet të marrin masa, ndërkohë deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
