
Policia e Tiranës ka prangosur katër persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim.
Burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj. Të dyshuarit u kapën në flagrancë ndërsa tërhiqnin njëmbëdhjetë pako me euro të falsifikuara pranë një poste.
Dyshohet se dërgesat kryheshin Alesio Brungaj, i cili kamuflohej me një emër të rremë tregtar për të maskuar veprimtarinë e paligjshme dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.
Gjatë operacionit u sekuestruan njëmbëdhjetë pako me euro false.
Njoftimi i policisë
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Delivery”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; S. L, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasit S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, A. P., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al
