BOTA /

Greqia në luftë me flakët, evakuohen zonat pranë Athinës

Ka banesa të djegura plotësisht nga zjarret, ndërsa zjarrfikësit u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat me rrezik të lartë.

Shkruar nga Versus
Greqia në luftë me flakët, evakuohen zonat pranë
Zjarret në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në juglindje të Athinës të dielën, më 30 qershor, teksa autoritetet presin që situata të përkeqësohet edhe më shumë gjatë valëve të të nxehtit më vonë gjatë verës.

Edhe këtë vit, Greqia po përballet me një sezon të rëndë të zjarreve, teksa ka përjetuar valën e parë të të nxehtit me temperatura që kanë arritur në 44 gradë Celsius.

Sipas mediave lokale, zjarri nisi në qarkun Keratea mëngjesin e së dielës dhe flakët iu afruan shtëpive të banimit, përderisa kjo zonë e Athinës po përballet edhe me erëra të fuqishme.

Mediat në Greqi kanë raportuar se tri shtëpi janë djegur krejtësisht nga zjarri.

Afër 140 zjarrfikës dhe ekipe të tjera të shpëtimit, tetë helikopterë dhe nëntë avionë janë angazhuar për të shuar flakët.

Autoritetet kanë aktivizuar alarmin për evakuim, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga gjashtë zona afër kryeqytetit grek, Athinës.

Zjarri në Athinë shpërtheu një ditë pasi një zjarr tjetër kishte shpërthyer në zonën e njëjtë, por që u vu nën kontroll nga zjarrfikësit.

Poll