BOTA /

Macron fjalim para parlamentit britanik: Njohja e Palestinës, zgjidhja e vetme për paqe në Lindjen e Mesme

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të njohë shtetin e Palestinës në një fjalim para parlamentit britanik, duke theksuar nevojën për bashkëpunim mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Versus

Macron fjalim para parlamentit britanik: Njohja e Palestinës, zgjidhja e

Presidenti francez, Emanuel Macron zhvilloi dje një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar ku mbajti edhe një fjalim para anëtarëve të parlamentit duke vënë në pah marrëdhënien mes dy vendeve dhe sfidat globale me të cilat përballen sot, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gaza.

Gjatë fjalës së tij në pallatin historik të Uestminsterit, Macron tha se lufta në Ukrainë ka rrezikuar rendin paqësor të kontinentit evropian dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Çdo avancim i Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë përfaqëson një kërcënim për të gjithë ne”, deklaroi ai, duke shtuar se Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën.

Sa i takon konfliktit në Gaza, Macron tha se zgjidhja përfundimtare është krijimi i dy shteteve në këtë rajon dhe i bëri thirrje Britanisë së Madhe që të njohë Palestinën.

“Thirrja për një armëpushim pa kushte në Gaza është një mënyrë për të treguar se Evropa nuk përdor standarde të dyfishta. Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e jetës njerëzore dhe për respektimin e integritetit territorial”, theksoi presidenti francez.

Sipas tij njohja e shtetit të Palestinës dhe përkushtimi ndaj një zgjidhjeje politike është rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Versus.al

Poll