
Rusia, përmes presidentit të saj Vladimir Putin, ka vendosur kushtet e saj për armëpushimin në Ukrainë, duke thënë se ajo duhet të çojë në paqe afatgjatë.
I pyetur gjatë një konference për shtyp me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nëse Ukraina ishte gati për një armëpushim dhe nëse ishte informuar nga SHBA, Putin falënderoi Presidentin Trump që i kushtoi "aq shumë vëmendje" zgjidhjes së çështjes së Ukrainës.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia pajtohet me propozimin e armëpushimit vetëm nëse ai çon në paqe afatgjatë "dhe nëse heq shkaqet rrënjësore të kësaj krize".
Lidhur me situatën në rajonin e Kurskut, ku forcat ukrainase kanë pushtuar që nga vera e kaluar, presidenti rus tha se “situata është plotësisht nën kontrollin tonë”. Ukrainasit, vazhdoi ai, jo vetëm që humbën kontrollin, por gjithashtu braktisën pajisjet e tyre./Versus.al







