BOTA /

Mbi 200 tërmete brenda 48 orëve, qytetarët e Santorinit në panik, nxitojnë drejt agjencive për të blerë bileta

Për shkak të kërkesës së madhe shkruan media helene, Prothema.gr shumë pak vende kanë mbetur në linjat ajrore, ndërsa një biletë pa kthim kushton mesatarisht 200 euro.

Shkruar nga Versus

Mbi 200 tërmete brenda 48 orëve, qytetarët e Santorinit në

Paniku ka shpërthyer mes banorëve të Santorinit, të cilët po përpiqen në çdo mënyrë për tu larguar nga ishulli.

Për shkak të kërkesës së madhe shkruan media helene, Prothema.gr shumë pak vende kanë mbetur në linjat ajrore, ndërsa një biletë pa kthim kushton mesatarisht 200 euro.

Ndërsa një tërmet i ri me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter është regjistuar në në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Ndërkohë brenda 48 orëve janë regjistuar mbi 200 lëkundje në rajonin e ishujve Cyclades, që përfshin Santorinin.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me ekspert. Pas takimit ministri grek i Mbrojtes Civile, u shpreh se 'kryeministri u informua si të tjerët nga ekipi ynë shkencor. Sigurisht që informacioni do të jepet në vazhdimësi. Të gjitha elementet e aktivitetit sizmik janë duke u shqyrtuar. Masat që janë marrë deri tani janë parandaluese. Për shkak se ekziston një komitet dhe konkretisht shkencëtarë, do të doja t'u bëja një kërkesë të ngrohtë të gjithëve që qytetarët të informohen realisht me fakte” tha ai. 

Ndërsa sizmologët grek janë shprehur se sekuenca sizmike i referohet asaj të viteve 2011 - 2012, është thjesht edhe më intensive dhe me një dridhje mesatare më të lartë në vlerë.

Sipas tyre ka vend për shqetësim, por brenda kufijve të arsyeshëm, frika është për rastin e një tërmeti 6 ose më shumë të shkallës Rihter. /Versus.al

Poll