BOTA /

Me mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe me dosje kriminale, kush është i dyshuari kryesor për grabitjen në Luvër?!

I njohur për autoritetet për më shumë se një dekadë, për shumë vite ai kombinonte punë të rastësishme gjatë javës dhe aktivitete të paligjshme gjatë fundjavave.

Shkruar nga Versus
Me mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe me dosje kriminale, kush
Abdoulaye N. dhe muzeu Luver

I dyshuari kryesor për grabitjen e muzeut të Luvrit është i njohur për autoritetet franceze , me një precedent të gjatë penal dhe disa mijëra ndjekës në mediat sociale.

39-vjeçari Abdoulaye N. njihet me nofkën " Doudou Cross Bitume ".

Gjatë paraburgimit të tij, ai fillimisht heshti, para se të konfirmonte pjesëmarrjen e tij në grabitjen e 19 tetorit, raporton Le Parisien.

Kush është i dyshuari i kryesor?

Me origjinë nga Aubervilliers, ai është një adhurues i motorave , siç mund të shihet në videot që ai ngarkon në TikTok dhe Instagram me ushtrime motocross ose fitnesi në rrugë.

Në video të tjera, ai ndan daljet ose udhëtimet e tij me familjen.

Llogaria e tij në TikTok aktualisht ka rreth 9,000 abonentë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DOUDOU CROSS BITUME 93 (@doudoucross6)

Por ai kishte edhe një jetë të paligjshme që nuk kishte kaluar pa u vënë re nga autoritetet.

39-vjeçari ka të paktën 15 precedentë penalë , për vepra penale që variojnë nga posedimi dhe trafikimi i drogës deri te shkeljet e trafikut dhe refuzimi për t'u bindur.

Në vitin 2014, ai e gjeti veten në qendër të një çështjeje serioze për herë të parë. Bëhej fjalë për grabitjen e një dyqani bizhuterish në Barbate, Paris, me një armë të rreme, nga e cila ai iku me një skuter. Në atë kohë, ai u dënua me tre vjet burg.

Pas lirimit të tij, Abdulai, tashmë i martuar duket se i ishte bindur, por kombinonte punë të ndryshme të rastësishme gjatë javës me aktivitete të paligjshme gjatë fundjavave .

Ai ka punuar në UPS, në dyqanin e lodrave Toys R Us dhe si roje sigurie në Qendrën Pompidou.

Kjo vazhdoi deri në vitin 2019, kur ai u arrestua për thyerje të një kasaforte në një parking , nw tw cilwn gjendeshin 18,000 euro.

Ai u lirua nga akuzat, por u ndoq penalisht për dëmtim, pasi theu bravën e qelisë së tij gjatë paraburgimit.

Ai tani dyshohet se është pjesë e një grupi prej katër persona që hynë me forcë në Galerinë Apollo në Luvër për të vjedhur bizhuteri.

ADN-ja e tij u gjet në një vitrinë të thyer dhe në objekte të lëna në vendin e krimit.

Pas arrestimit të tij më 25 tetor, ai po ndiqet penalisht për “vjedhje nga një bandë e organizuar ”, një krim i dënueshëm me 15 vjet burg dhe “bashkëpunim në një organizatë kriminale”./Versus.al

Poll