
Policia ka arrestuar mjekun e Qendrës Shëndetësore nr.10, Sinan M.
Mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, teksa ka ngacmuar seksualisht një paciente e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.
Pas vizitës, mjeku kërkon që të krijojë raporte personale me pacienten e më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al
