AKTUALITET /

Pas Veliajt edhe Beqaj ‘shpreson’ tek Kushtetuesja! Caktohet seanca kur vendoset nëse lirohet ose jo

Shkruar nga Versus

Pas Veliajt edhe Beqaj ‘shpreson’ tek Kushtetuesja! Caktohet seanca

Më 23 dhjetor, Gjykata Kushtetuese do të mbajë një seancë gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili që prej korrikut të vitit të kaluar është arrestuar me urdhër të SPAK nën dyshimin e abuzimit me fondet e SASPAC.

Beqaj është edhe nën akuzë për koncesionin e sterilizimit. Ndërsa pretendon se hetimet dhe arrestimi i tij është bërë nga SPAK nën presionin politik, Beqaj ka kërkuar lirimin nga qelia dhe pret vendimin që do të marrin gjyqtarët në fund të dhjetorit.

Më 31 tetor, Kushtetuesja shqyrtoi dhe dëgjoi kërkesat e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij dhe vendosi pak ditë më parë për pranimin e tyre. Ndërsa tashmë edhe ish-ministri Beqaj shpreson që Kushtetuesja t’i japë të drejtë. Versus.al

Poll