AKTUALITET /

60 mijë lekë ryshfet për të liruar mjetin e sekuestruar, arrestohet polici në Durrës

Mësohet se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me SPAK-un.

Shkruar nga Versus

60 mijë lekë ryshfet për të liruar mjetin e sekuestruar,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës ka arrestuar efektivin me iniciale G.H me detyrë shërbim i trafikut urban, pasi dyshohet se mori ryshfet nga një qytetar për t’i liruar automjetin e sekuestruar.

Në pamjet e publikuara tregohet momenti kur gjendet zarfi me para të cilin polici e kishte marrë nga E.S për të liruar makinën e këtij të fundit dhe për të mos i vendosur gjobë. Sipas njoftimit, polici ka marrë 60 mijë lekë të reja duke premtuar në këmbim lirimin e mjetit nga pika e bllokimit si dhe mosvendosjen e gjobës.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll