AKTUALITET /

Plagosja e 24 vjeçarit në Tiranë, arrestohet autori! Policia: Qëlloi me armë pas konfliktit banal (EMRI)

Policia arrestoi autorin disa orë pas ngjarjes, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Shkruar nga Versus

Plagosja e 24 vjeçarit në Tiranë, arrestohet autori! Policia:

Tiranë- Është zbardhur plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në zonën e Bathores ku mbeti i plagosur një 24 vjeçar i identifikuar si Elvis Visha.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, Doaldo Bajrami, 24 vjeç për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën "Ali Këlcyra" ku Bajrami dhe Visha janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale. Debati mes tyre degradoi dhe Doaldo Bajrami e qëlloi 24 vjeçarin me pistoletë duke e lënë të plagosur në krah. 

Visha ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia vijon punën për gjetjen e pistoletës së përdorur. Versus.al

Poll