Ish-mbreti në ekzil i Spanjës, Juan Carlos I, ka zbuluar për herë të parë se si ka vrarë vëllain e tij më të vogël kur ishin adoleshentë.
Ish-monarku, i cili tani jeton në Dubai, ka botuar këtë javë kujtimet e tij me 500 faqe, në të cilat shkruan për vdekjen e Alfonsos pothuajse 70 vjet më parë.
Në librin, i cili është botuar në Francë me titullin “Juan Carlos I d’Espagne: Réconciliation”, 87-vjeçari kërkon të pajtohet me djalin e tij, Mbretin Felipe VI të Spanjës, dhe të përballet me kujtimet e dhimbshme nga e kaluara.
Ai tregon incidentin traumatizues që ndodhi në fëmijërinë e tij, kur vëllezërit po “luanin” me një pistoletë në shtëpinë e familjes në Portugali, në vitin 1956.
“Nuk do ta marrë veten kurrë nga kjo tragjedi. Rëndësia e saj do të më shoqërojë përgjithmonë”, shkruan Juan Carlos.
