AKTUALITET /

Tragjedi në Bathore: 21-vjeçari humb jetën gjatë punës në fabrikë pas arrestit kardiak

Viktima është identifikuar si Juris Becaj, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në punë në fabrikën “Sews Cabind Albania”.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Bathore: 21-vjeçari humb jetën gjatë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bathore, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë.

Viktima është identifikuar si Juris Becaj, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në punë në fabrikën “Sews Cabind Albania”.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, i riu nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa në rrjetet sociale është publikuar edhe fotografia e 21-vjeçarit, që ka prekur thellë komunitetin lokal.

Tragjedi në Bathore: 21-vjeçari humb jetën gjatë
Juris Becaj
Poll