
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj afatin e hetimeve në ngarkim të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai i cili pak kohë më parë u mor i pandehur për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.
Po ashtu, afati është zgjatur me 3 muaj edhe për 6 zyrtarët e tjerë të marrë të pandehur për dosjen.
Erion Isai akuzohet për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor thotë SPAK që kapin një vlerë totale prej 20 milion eurove. Në total të akuzuar janë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa po hetohen edhe 5 persona nga kompanintë private.
Mekanizmi i përdorur në 4 tendera është një ujësjellës dhe aksi rrugor Korçë-Ersekë. Sipas hetimeve të prokurorit Dritan Prençi kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin. Po ashtu kontrata pune me staf jo real për të plotësuar kushtet e konkurimit.Ndërkohë edhe mbikqyrja e punimeve është bërë me kontrata false sipas hetimeve.
Zbërthimi i një aparati celular i sekuestruar gjatë hetimeve ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara. Konkretisht SPAK ka hetuar 4 tendera:
1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.
2. Procedura e prokurimit me objekt "Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)", me nr. REF-75548-10-14-2020.
3.Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit", me nr. REF-68285-08-11-2020. Versus.al

