Gjatë seancës së sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme mbi dosjen e Plumbit të Artë, ka dëshmuar mjeku i cili shkoi të ndihmonte vrasësin me pagesë Nuredin Dumani natën që ky i fundit kishte mbetur i plagosur nga një atentat tek kthesa e Cërrikut.
Ai shprehet se e kishte telefonuar dikush për t’i kërkuar që të mjekonte një person të plagosur. Sipas mjekut, ai nuk i kishte dhënë ndihmë duke i sugjeruar që të operohej, ndërsa tha se nuk kishte arritur ta njihte pasi pamja që kishte nuk përputhej me foton e publikuar në media.
“Më mori dikush, një numër në telefon më tha ka nevojë një njeri për mjekim në shtëpi, më shoqëroi një person që calonte më tha çfarë do shohësh këtu nuk ke punë me fol jashtë. Në banesë ishte dhe një vajzë, nuk asistova në ndihmë mjeksore por i thashë se duhet të operohej. Kur ika me marrë makinën tek spitali kam parë që më ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova që ishte ai që flitej në televizor pasi nuk përputhej pamja”- ka deklaruar mjeku në gjykatë. Versus.al
