POLITIKË /

Ankesa nga Veliaj, Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë kryebashkiakun në burgun e Durrësit

Shkruar nga Versus

Ankesa nga Veliaj, Avokatja e Popullit dhe 2 komisionerë vizitojnë

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka vizituar sot kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit. Së bashku me të kanë qenë edhe dy komisionerët, Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja.

Mësohet se vizita është zhvilluar për shkak të disa ankesave që Veliaj ka patur lidhur me kushtet ku mbahet në paraburgim.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak të Tiranës duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet. Versus.al

Poll