SHBA- Administrata Federale e Aviacionit ka nisur një hetim për incidentin e ndodhur në aeroportin Syracuse Hancock.
Në videot e publikuara në rrjete sociale shihen dy avionë pasagjerësh që kalojnë ngjitur njëri me tjetrin por për fat të mirë nuk janë përplasur.
I gjithë momenti u filmua nga kamerat e një polici.
Ndërkohë që askush nuk u lëndua, situate ngriti shqetësime serioze.
"Një kontrollues i trafikut ajror udhëzoi PSA Airlines 5511 të qarkullonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Syracuse Hancock për ta mbajtur atë të ndarë nga një avion që po nisej në të njëjtën pistë," tha një zëdhënës i agjencisë qeveritare. /Versus







